Binak Neziri nga Gjakova ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare. Ai gjeti një çantë me rreth 15 mijë euro në rrugën “Tirana” dhe e dorëzoi menjëherë në polici.
“Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe besimin e tij ndaj institucioneve të rendit,” tha Policia e Kosovës në njoftimin e saj.
Pas përfundimit të procedurave, çanta dhe paratë u kthyen tek pronari i ligjshëm në Stacionin Policor të Gjakovës.