Qytetari kthen në polici rreth 15 mijë euro të gjetura në rrugë

- Gazeta e Prizrenit

Qytetari kthen në polici rreth 15 mijë euro të gjetura në rrugë

Binak Neziri nga Gjakova ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare. Ai gjeti një çantë me rreth 15 mijë euro në rrugën “Tirana” dhe e dorëzoi menjëherë në polici.

“Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe besimin e tij ndaj institucioneve të rendit,” tha Policia e Kosovës në njoftimin e saj.

Pas përfundimit të procedurave, çanta dhe paratë u kthyen tek pronari i ligjshëm në Stacionin Policor të Gjakovës.



Read it all at Gazeta e Prizrenit