Dua Lipa në ballinën e revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar”

- Gazeta e Prizrenit

Dua Lipa në ballinën e revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar”

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, do të mbulojë ballinën e numrit të muajit shtator të revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar”.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

“SHTATOR në numrin ikonik të Harper’s Bazaar, fotografitë e së cilës janë realizuar në Paris”, ka shkruar ylli.

Tutje ajo ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur ballinën e intervistën në këtë revistë.

Ndërkohë, Lipa, ditëlindja e të cilës është më 22 gusht, tashmë ka filluar festën. Ajo ka bërë shumë postime në rrjete sociale përmes së cilave ka treguar se po feston gati cdo ditë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit