Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave, dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj

- Gazeta e Prizrenit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave, dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave, të cilët dyshohet për përfshirje në veprën penale të ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’.

Në faqen zyrtare të policisë në Facebook, është publikuar fortografia e tyre, ku kërkohet informacion për të mundësuar kapjen e saj.

Postimi i plotë:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM ME QYTETARËT

Ferizaj, 11/09/2025

Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.


Dyshohet se më datën 25.07.2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc – Ferizaj, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë:

-stacionin më të afërt të policisë,

-përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”,

– ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit