Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it, kanë vazhduar edhe sot patrullimet e përditshme në të gjithë Zonën e Përgjegjësisë (AoR).
Siç njofton KFOR-i, këto aktivitete sigurojnë një prani të vazhdueshme në terren, rrisin vetëdijen për situatën dhe ndihmojnë në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë në gjithë Zonën e Përgjegjësisë.
Në njoftim thuhet se trupat e KFOR-it demonstrojnë përkushtimin e misionit ndaj stabilitetit, profesionalizmit dhe respektit për të gjithë banorët e Kosovës.