Përleshja me armë në Suharekë, të dyshuari dërgohen për trajtim mjekësor

- Gazeta e Prizrenit

Përleshja me armë në Suharekë, të dyshuari dërgohen për trajtim mjekësor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Suharekën sot rreth orës 11:40, kur një përleshje mes disa personave ka eskaluar dhe ka përfunduar me plagosjen e një individi me armë zjarri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi së fundi më detajisht konfirmoi se të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku njëri i lënduar nga arma e zjarrit.


“Deri më tani tē dy tē dyshuarit janë në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, njëri I lënduar nga përleshja dhe tjetri I lënduar nga arma e zjarrit”, tha ai në një përgjigje me shkrim për Sinjalin.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit