Propozohet edhe drejtori i ri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Propozohet edhe drejtori i ri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot janë propozuar dhe emëruar disa emra për pozita drejtorësh në Komunën e Prizrenit, përfshirë edhe Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.

Sipas burimeve të portalit Gazeta e Prizrenit, për pozitën e drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale është propozuar Fatmir Memaj. Ai më herët, gjatë qeverisjes së Mytaher Haskukës, me 2018/19 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Urbanizmit.

Ndërkohë, LDK tashmë ka dy drejtorë të emëruar në qeverisjen komunale në Prizren: Për Urbanizëm, Florent Ukaj, ndërsa Ajlin Shishko mban pozitën e drejtorit të Kulturës.

LDK është në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, pasi e ka mbështetur këtë parti në balotazh, ku ka fituar Shaqir Totaj si kryetar,  raporton Gazeta e Prizrenit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit