Driton Selmanaj reagon pas deklaratës së Rashiqit për Kurtin dhe tokën e Deçanit: Shteti nuk është pronë private

- Gazeta e Prizrenit

Driton Selmanaj reagon pas deklaratës së Rashiqit për Kurtin dhe tokën e Deçanit: Shteti nuk është pronë private

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka folur për mediumin lokal serb Radio Gorazhdevcin lidhur me marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se ka pasur situata kur kanë pasur kundërshtime, por shpjegoi se si Kurti e kishte bërë, siç tha ai, për shkak të tij transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastiri i Deçanit, raportoi Gazeta Express.

Pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Selmanaj tha se deklarata të tilla tregojnë një qasje të gabuar ndaj çështjeve shtetërore:

“Kështu sillen vetëm ata që shtetin e trajtojnë si pronë private dhe mall për kusuritje.

  Deklarata e Nenad Rashiqit se Albin Kurti i paska thënë ‘do ta bëj për ty’, në lidhje me 24 hektarët e tokës së Manastirit të Deçanit, është shqetësuese dhe kërkon sqarim të menjëhershëm.

Çështje kaq të ndjeshme, që lidhen me territorin dhe pronën në Republikën e Kosovës, nuk mund të trajtohen si favore personale mes politikanësh. Vendimet e tilla duhet të merren vetëm mbi bazën e ligjit, transparencës dhe interesit shtetëror.

Republika e Kosovës nuk është vend i pazareve politike, por një shtet që duhet të mbrohet me përgjegjësi dhe dinjitet”, ka shkruar Selmanaj.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit