Prizren: Arrestohet i dyshuari që ishte dënuar me 1 vit burg, për vje*dhje

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet i dyshuari që ishte dënuar me 1 vit burg, për vje*dhje

Policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të stacionit policor në Prizren dje kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të kërkuarin B.Q. mashkull rreth 25 vjeçar nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.

I arrestuari fillimisht është dërguar në stacionin policor të Prizrenit dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia deklaron se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit