Një tjetër aksident trafiku është raportuar në fshatin Vlashnje të Prizrenit, vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në këtë fshat.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale të Vlashnjës, Petrit Hoxhaj, i cili ka njoftuar se një veturë e tipit “Golf 5” është përplasur me një betonierë.
Sipas Hoxhajt, drejtuesja e veturës fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është kthyer duke deklaruar se do ta rregullojë dëmin e shkaktuar.
Ai ka thënë se rasti ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët, sipas tij, janë ende të prekur nga tragjedia e ndodhur pak ditë më parë, raportoi Tv Prizreni.
Hoxhaj ka kërkuar masa konkrete për rritjen e sigurisë në trafik në këtë zonë, duke theksuar nevojën për ndërhyrje për të parandaluar aksidente të tjera.
Lexo edhe:
Gjykata e Prizrenit vendosi për vrasjen e rëndë të qershorit në fshatin Kobaj