Goditje për pushtetin e Vuçiqit, arrestohen dy drejtues të lartë të policisë serbe

- Gazeta e Prizrenit

Goditje për pushtetin e Vuçiqit, arrestohen dy drejtues të lartë të policisë serbe

Dy drejtues të lartë të policisë serbe, Marko Kriçak, shef i Policisë Kriminale (UKP), dhe Boshko Sekuloviq, drejtues i Shërbimit për Zbatimin e Ligjit dhe Kundër Krimit, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, hetimet lidhen me rastin e vrasjes së Aleksandar Neshoviq, i njohur si “Baja”, në restorantin “27”, në zonën e Senjakut.

Dy zyrtarët dyshohet se kanë anashkaluar prova të rëndësishme gjatë hetimit, nuk kanë zbatuar urdhrat e prokurorit dhe kanë dorëzuar me vonesë telefonat e zyrtarëve të përfshirë në rast.

Ndërkohë, ndaj Kriçakut rëndojnë edhe dyshimet për keqtrajtim dhe torturë ndaj një qytetari me inicialet N.L., më 16 maj, në ambientet e Policisë Kriminale.

Sipas dosjes hetimore, qytetarit dyshohet se i është vendosur një kapuç në kokë, është goditur vazhdimisht dhe është rrahur me rrip në shputat e këmbëve dhe në shpinë, duke pësuar lëndime trupore.


Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë zhvilluar mbi bazën e provave të mbledhura dhe se procedura do të vazhdojë pa ndikime politike.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit