Deputetja Jeta Statovci ka postuar në Facebook fotografi të rezidencës së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, ku aktualisht po bëhen punime në restaurimin e saj.
Statovci ka thënë se punimet e restaurimit janë drejt përfundimit.
Me mbikëqyrjen e tyre po merret Ministria e Kulturës, më saktësisht Hajrulla Çeku.
“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Me profesionalizëm dhe përkushtim po punohet që ky aset i trashëgimisë të jetë në gjendjen më të mirë” shkroi Çeku në Facebook, nga vizita që bëri atje javën e kaluar.
Restaurimi i rezidencës së ish-presidentit historik nisën në shkurt të këtij viti, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.