Kuvendi i Komunës së Prizrenit për vitin 2025, sot miratoi buxhetin me shumicë votash. Për votuan 26 kuvendarë, derisa 6 të tjerë kanë votuar kundër. Derisa disa kuvendarë nga opozita votuan pro, të tjerë e kritikuan atë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Pjesë e buxhetit janë edhe dy projekte të konsideruara me rëndësi për publikun, si vendosja e shtatores të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe vendosja e shtatores të ish presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Ndërkaq kuvendari Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Ai e vlerësoi atë si të orientuar drejt interesave klienteliste dhe qe nuk synon të përmirësojë jetën e qytetarëve. / Gazeta e Prizrenit