Kuvendi miraton buxhetin komunal 2025, Vetëvendosje e quan buxhet të interesave klienteliste

- Gazeta e Prizrenit

Kuvendi miraton buxhetin komunal 2025, Vetëvendosje e quan buxhet të interesave klienteliste

Kuvendi i Komunës së Prizrenit për vitin 2025, sot miratoi buxhetin me shumicë votash. Për votuan 26 kuvendarë, derisa 6 të tjerë kanë votuar kundër. Derisa disa kuvendarë nga opozita votuan pro, të tjerë e kritikuan atë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pjesë e buxhetit janë edhe dy projekte të konsideruara me rëndësi për publikun, si vendosja e shtatores të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, si dhe vendosja e shtatores të ish presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Adem Shabanaj i LVV-së e Petrit Hoxhaj i partisë GUXO i thanë P0 projektbuxhetit për vitin 2025. Shqipe Shatri e Nazife Kokollari & Tahiri të cilat ishin pjesë e listës fituese të LVV-së dhe të distancuara pas zgjedhjeve votuan pro buxhetit të propozuar nga PDK-ja, njoftoi 04online. Projektbuxhetit i tha PO edhe Bajram Kastrati i AAK-së si dhe të gjithë asambleistët e LDK-së si dhe Kujtesa Kabashi & Shatri

Ndërkaq kuvendari Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje e ka kritikuar buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Ai e vlerësoi atë si të orientuar drejt interesave klienteliste dhe qe nuk synon të përmirësojë jetën e qytetarëve. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit