Ugljanin: Qytetarët në veri po ankohen për çmimet në faturat e rrymës

- Bota Sot

Ugljanin: Qytetarët në veri po ankohen për çmimet në faturat e rrymës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin ka njoftuar se në lagjen e Boshnjakëve, disa biznese janë pajisur me fatura.

“Në lagjen e Boshnjakëve kanë filluar të vijnë faturat sidomos tek lokalët të cilët janë me biznese por në shtëpia ende nuk i kanë disa”, u shpreh ai.

Ai tha se qytetarët janë ankuar për vlerën e faturave.

Ugljanim thotë se rreth 2000 euro i është dërguar fatura një supermarketi.

Ai nënvizon se nuk është në dijeni për vlerësimin e “Elektroserver” qe ua ka bërë faturave.

“Ka ankesë nga qytetarët që nuk janë marr parasysh nga ora por paushall me vlera të ndryshme ku disa lokale i kanë 600, 800 euro ku ka edhe super markete që është në lagjen e Boshnjakëve që përmbi 2000 euro e si e kanë bërë vlerësimin nuk e dimë”, thotë Ugljani.



Read it all at Bota Sot