Vetëvendosje në Prizren e shtyn caktimin e kandidatit për kryetar komune

- Gazeta e Prizrenit

Vetëvendosje në Prizren e shtyn caktimin e kandidatit për kryetar komune

Ndonëse kanë mbetur më pak se dhjetë muaj deri në zgjedhjet e parapara lokale, Vetëvendosje që përbën subjektin më të madh opozitar në Prizren, ende nuk e ka përcaktuar kandidaturën për kryetar të Komunës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi ka thënë se e konsideron ende herët, të flitet rreth kandidaturës për zgjedhje lokale.

“Ko çështje do të hapet pas zgjedhjeve parlamentare. Besoj  se prej shkurtit, deri në tetor të vitit 2025 kur edhe pritet mbajtja e zgjedhjeve lokale, është kohë e mjaftueshme për prezantimin e kandidatit”, tha ai për portalin“Gazeta e Prizrenit”.

Ndërkohë, sipas burimeve tashmë për këtë pozicion, pos Abrashit, po lakohet edhe emri i ministrit për KRS, Hajrullaj Çekut, ish-kryetarit të Komunës, Haskuka si dhe ai i rektorit të Universitetit të Prizrenit, Mentor Alishani.

Me siguri se rezultatet nga zgjedhjet qendrore do të reflektohen edhe në kandidaturën e atij që do të sfidojë Shaqir Totajn e PDK-së.

Ndërkaq, tashmë dy subjektet tjera LDK e AAK i kanë përcaktuar kandidaturat për të parin e Prizrenit, duke emëruar kryetarët e degës, Driton Selmanajn e Besnik Krasniqin. / Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit