Rreziku nga dritat LED, Britania pritet të dalë me qëndrim gjatë verës

- Bota Sot

Rreziku nga dritat LED, Britania pritet të dalë me qëndrim gjatë verës

Dritat LED në automjete janë vënë ‘nën zjarr’ në Britani të Madhe, ku mijëra shoferë kërkojnë ndalimin e tyre.

Një sondazh nga organizata britanike e automobilistëve, Shoqata e Automobilave, tregon se tre të katërtat e anëtarëve ndihen të verbuar nga dritat LED në trafik.

“Anëtarët tanë na kanë thënë se po ndjejnë tensionin e dritave më të shndritshme më shumë se kurrë më parë”, tha për Daily Mail Edmund King, kryetar i Shoqatës së Automobilave.

Situata e shtyu qeverinë britanike të nisë një studim të pavarur për sigurinë e këtij lloji të dritës, pas një rritje të numrit të aksidenteve që përfshijnë ndikimin e dritave LED, ku vetëm në vitin 2023 janë raportuar 216 aksidente, një rritje në raport me 2022.

Graham Downey, një anëtar i parlamentit, shprehu shqetësimet e tij për Sky News.

"Rritja e sigurisë për drejtuesit individualë nuk mund të jetë në kurriz të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe këmbësorëve," tha ai.

Rezultatet e studimit pritet të publikohen në verë, kur do të dihet edhe qëndrimi i Qeverisë britanike ndaj rrezikut të dritave LED.



Read it all at Bota Sot