Mësohen grupet në Kupën e Kombeve të Afrikës

- Bota Sot

Mësohen grupet në Kupën e Kombeve të Afrikës

Maroku do të përballet me Malin, Zambinë dhe Komoret në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në një ceremoni të organizuar të hënën nga Konfederata Afrikane e Futbollit në Rabat është hedhur shorti për fazën e grupeve të kampionatit afrikan. 

Ndeshja hapëse e turneut do të zhvillohet në Stadiumin "Princ Moulay Abdellah" në Rabat, ku Maroku do të ndeshet me Komoret.

Skuadra më e suksesshme në historinë e Afrikës, Egjipti, do të garojë në Grupin B së bashku me Afrikën e Jugut, Angolën dhe Zimbabven.

Nigeria, nënkampione e edicionit të kaluar, është vendosur në Grupin C përballë Tunizisë, Ugandës dhe Tanzanisë.

Senegali gjendet në Grupin D, ku do të sfidojë Botsvanën, Kongon dhe Beninin.

Grupi E përfshin Burkina Fason, nënkampione në vitin 2013, së bashku me Guinenë Ekuatoriale, Sudanin dhe Algjerinë.

Ndërkohë, në Grupin F, do të garojnë Bregu i Fildishtë, Kameruni, Mozambiku dhe Gaboni.

Kampionati fillon në dhjetor të vitit 2025 dhe përfundon në janar të vitit 2026. 



Read it all at Bota Sot