Armando Dobra ka shënuar një gol, që ka mahnitur tifozët në Angli.
Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 36-të, të sfidës mes Çestërfilld dhe Bromlej.
23-vjeçari nuk u mendua dy herë, por përktheu në gol një pasim në krahun e majtë të sulmit.
Goditja e tij erdhi nga jashtë zone dhe zhbllokoi sfidën.
Një gol “alla Del Piero” në Angli, që erdhi prej këmbëve të Dobrës.
Kjo ishte rrjeta e tetë për të në kampionat, teksa është paraqitja e 27-të në kampionat.
Liga ku merr pjesë Çesterfilld është e katërta për nga niveli në Angli.