Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka bërë të ditur se do të bëjë rotacione në skuadër për ndeshjen e Europa League ndaj FCSB, sfidë kjo që luhet sonte.
Strategu portugez në konferencë për media, konfirmoi se pavarësisht nevojës për fitore për të shmangur ndeshjet në play-off, ai do të bëjë ndryshime në ekipe.
“Duhet të bëjmë disa rotacione”, tha ai.
"Të gjithë janë të përgatitur dhe është thelbësore për ne të qëndrojmë në tetë më të mirët për të shmangur play-off-in”.
“Siç kam thënë shumë herë, na duhet kohë për të stërvitur. Na duhet gjithashtu t’i pushojmë disa lojtarë, prandaj kemi nevojë të fitojmë”.
“Duhet ta përballojmë ndeshjen në mënyrën e duhur, të luftojmë për çdo top, por edhe të përmirësojmë kontrollin e lojës.
Do të përpiqemi që në formacionin titullar të kemi lojtarë që mbajnë shumë topin, për të kontrolluar ndeshjen më mirë sepse kjo është shumë e rëndësishme, sidomos në fillim të kësaj sfidë”, ka pohuar Amorim.
Një fitore e mundshme ndaj FCSB-së do t’i ngjiste “Djajtë e Kuq” në vendin e dytë të grupit në Europa League.