Real Madrid pëson disfatë 0-1 ndaj Espanjol në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive.
Mbrojtësi shqiptar qëndroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës.
Kumbulla u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë.
Ai gjithashtu regjistroi edhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën.