LFK Likovë zgjedh kryetarin e ri

- Bota Sot

LFK Likovë zgjedh kryetarin e ri

Të gjitha 13 Lidhjet Komunale të futbollit të Maqedonisë dhe delegatët e tyre në kuvendet e rregullta zgjedhore të mbajtura deri më tani i kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë kryetarit aktual të FFM-së, Masar Omeragiç, në nominimin e tij për mandatin e ri presidencial, të cilin ai pritet ta marrë në Kuvendin e rregullt zgjedhor, që do të mbahet me datë 15 mars në Shkup.

Lidhja Komunale futbollistike e Likovës unanimisht dha përkrahjen e plotë për Presidentin e ri, Masar Omeragiç, në Kuvendin e rregullt të mbajtur gjatë ditës së sotme, në të cilin Abdulla Sakipi u zgjodh sërish për Kryetar.

Kështu Sakipi do të udhëheq këtë Lidhje Komunale futbollistike edhe në 4 vitet e ardhshme, ndërsa i njëjti është propozuar edhe për anëtar të Këshillit Drejtues të FFM-së.

Lidhjet Komunale të Futbollit të Gazi Babës dhe Valandovës, që ditë më parë mbajtën Kuvendet e tyre, zgjodhën gjithashtu presidentët e rinj.

Kështu, Darko Kostovski u emërua Kryetar i ri i LFK të Gazi Babës, duke zëvendësuar Sveto Stankovskin, i cili është propozuar për anëtar të Këshillit Drejtues. Delegatë të Kuvendit të FFM-së janë Igor Ivanovski, Risto Donev, Senad Muminoviq dhe Nehat Jusufi.

Kryetar i Lidhjes Komunale futbollistike të Valandovës është zgjedhur Sashko Bajlozov. Për anëtar të Këshillit Drejtues të FFM-së është propozuar Dejan Boshkov, ndërsa delegat i Kuvendit mbetet Kryetari i deritanishëm, Slave Krstev.

Lidhja Komunale futbollistike e Shtipit edhe në 4 vitet e ardhshme do të udhëhiqet nga Dimitar Xhonov, ndërsa ajo e Prilepit nga Marjan Stojkoski – Manta, i cili gjithashtu luan edhe rolin e Zv.Presidentit të FFM-së.



Read it all at Bota Sot