Lushnja kërkon të kthejë zhgënjimin ndaj Flamurtarit

- Bota Sot

Lushnja kërkon të kthejë zhgënjimin ndaj Flamurtarit

Lushnja ka ndezur “motorët” për ndeshjen ndaj Valbonës.

Sfida e fundjavës paraqitet jetike për të dy klubet e Kategorisë së Parë, për shkak të renditjes tabelore.

Lagunarët vijnë nga një humbje e thellë në shtëpi ndaj Flamurtarit. Sigurisht vlonjatët janë pretendentë për ngjitje në elitë dhe verdhjeshilët mund të mposhteshin, por përballë tifozerisë së shumtë, 2000 veta përafërsisht dhe me thirrjet për mbështetje, klubi myzeqar mund të kishte bërë shumë herë më mirë.

Bashkangjitur këtu, disa humbje radhazi për lushnjarët brenda në Lushnje dhe situata dhe me teknikun që solli shpresë, Xhafën shihet e ndërlikaur tani.

Tropojanët duan pikë për mbijetesë dhe besojnë se lushnjarët janë:preja” më e mirë për këtë. Erzeni duket i zhytur, por veriorët e kanë luftën me Korabin dhe Kukësin, ku duekt se një ekip nga veriu s’do t’ia dalë dot me siguri.

Lagunarët janë parë në stërvitje sot me ritme të plota dhe me grupin e përhershëm të lojtarëve. Stërvitjet janë kryer brenda në “Roza  Haxhiu”, ku dhe u luajt takimi i fundjavës ndaj kuqezinjve.

Pritet kthesa tani për myzeqarët ndaj Valbonës, pasi dhe jashtë fushe Lushnja ka bërë këto javë, pas fitoreve ndaj shijakasve dhe kuksianëve.



Read it all at Bota Sot