Real Madrid dhe Bayern Munih janë të vendosur të përballen për nënshkrimin e Phil Foden nga Manchester City në merkaton e verës, sipas Fichajes.
Kjo vjen pas raporteve se City është i hapur për të dëgjuar oferta për sulmuesin e tyre të talentuar deri në 159 milionë euro. Foden, i cili ishte lojtari më i mirë i Premier League për sezonin 2023-24, ishte i rëndësishëm në udhëheqjen e Cityt drejt titullit të katërt radhazi në Angli atë sezon.
Mesfushori sulmues ka treguar vazhdimisht se pse është ndër lojtarët e rinj më të mirë në botë me lëvizjet e tij vendimtare në q6 metrat e fundit.
Megjithatë, 24-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të ruajë formën e tij këtë sezon dhe ka shënuar vetëm 10 herë në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai gjithashtu ka katër asiste. Si rezultat, Manchester City është i prirë ta shkesë atë nëse merr ofertën e duhur.
Real Madrid, i cili është një nga favoritët do të dëshirojë të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, por Bayern Munich është gjithashtu i interesuar.
Bavarezët mund të humbasin Leroy Sane falas këtë verë dhe ata e shohin Fodenin si një zëvendësues të mundshëm afatgjatë. Megjithatë, nuk do të jetë një detyrë e lehtë pasi do t’u duhet të respektojnë rregulloret financiare.