Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj Ukrainës.
Ekipi është vënë nën urdhrat e stafit teknik që prej ditës së diel dhe sot ka zhvilluar një seancë stërvitore në terrenin stërvitor “Pepa” në Elbasan, me fokus te aspektet teknike.
Skuadra ka reaguar pozitivisht gjatë seancës së sotme dhe stafi është i kënaqur me gjendjen e tyre.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës më 21 shkurt, ora 18:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Kombëtarja ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, teksa FSHF njofton se hyrja në stadium do të jetë falas.