FFM cakton çmimet e biletave për duelin Maqedoni - Uells

- Bota Sot

FFM cakton çmimet e biletave për duelin Maqedoni - Uells

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka përcaktuar çmimet e biletave për ndeshjen e Maqedonisë kundër Uellsit në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.

Këshilli Drejtues i FFM-së në seancën e fundit të mbajtur ka vendosur të lëshojë në përdorim katër tribunat në arenën “Todor Proeski”.

Biletat do të jenë nga 300 denarë për tribunat Lindore dhe Perendimore si dhe nga 400 denarë për tribunat Veriore dhe Jugore. Bileta më e shtrenjtë e kategorisë së parë do të kushtojë 900 denarë. Shitja e biletave pritet të fillojë diku në muajin mars.

Përfaqësuesja e Maqedonisë me Uellsin do të luaj me 25 mars, teksa tre ditë më herët do ta hap këtë cikël të ri eliminator ndaj Lihteshtajnit në transfertë.



Read it all at Bota Sot