Xhiroja e 21-të e Superligës së futbollit do të sjellë ndeshje mjaft interesante në tri ditët në vazhdim.
Kjo xhiro do të nisë me përballjen mes Ballkanit dhe Feronikelit 74.
Therandasit shihen si favoritë absolutë për t’i mbajtur pikët në shtëpi të premten ndaj një ekipi që tashmë duket i dorëzuar dhe i pafuqishëm..
Të shtunën, Drita po ashtu e ka për qëllim t’i fitojë tri pikë në Gjilan për ta ruajtur primatin dhe distancën ndaj ndjekësve.
Por, “Intelektualët” s’do të kenë punë të lehtë pasi përballë do ta kenë ekipin e papërshtatshëm, Suhareka, e cila di të befasojë gjithmonë.
Llapi, po të shtunën, do ta ketë një sfidë të vështirë teksa e pret Malishevën e Bekim Isufit.
Të dy ekipet së fundmi iu rikthyen fitoreve dhe do të jetë mjaft interesante ta shohim se cila prej tyre do ta vazhdojë këtë seri pozitive.
Prishtina do të ketë punë të vështirë në Ferizaj, i cili është në kërkim të pikëve për t’u larguar nga zona e rrezikshme.
Kurse, Dukagjini pas fitores së madhe ndaj Suharekës, e ka një tjetër mision: ta mposht Gjilanin në Klinë dhe të marrë frymë më lirshëm.
Një ndeshje do të luhet të premten, dy të tjera të shtunën dhe dy të dielën.
Të gjitha takimet do të nisin prej orës 13:00.