Një tjetër sulmues shqiptar në Rusi

- Bota Sot

Një tjetër sulmues shqiptar në Rusi

Një tjetër lojtar shqiptar transferohet në kampionatin rus të futbollit dhe do të vazhdojë atje pjesën tjetër të sezonit. Belajdi Pusi i ka dhënë lamtumirën Azerbajxhanit, për t’u transferuar tashmë në kampionatin rus.

Ka qenë vetë lojtari i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e Fakel Voronezh, një prej ekipeve që lufton për mbijetesë në elitën e futbollit rus.

“Përshëndetje të gjithëve! Nga sot jam lojtar i FC Fakel Voronezh në Premier ligën Ruse.

Kjo është një ëndërr e bërë realitet por tani vazhdon një sfidë e re dhe shpresoj t’ju bej krenar me arritje të tjera.

I falënderoj me zemër ata që besuan tek unë! Falënderoj ekipet Shamakhi FK dhe FC Fakel, presidentet, trajnerët dhe agjentët që e bënë të mundur këtë transferim. Alsid Tafili Eren Koral”, shkruante në mesazhin e tij në rrjete sociale futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe Skënderbeut, para se të shkonte në Azerbajxhan fillimisht te Turan Tovuz e më pas te Shamakh.



Read it all at Bota Sot