Tifozët e Vushtrrisë me mesazh emocionues për Erjon Morinën!
Skuadra e Vushtrrisë luajti sot ndaj Vjosës në Ligën e Parë të futbollit kosovar dhe fitoi me shifrat 3:0.
Para ndeshjes, tifozët vushtrrias “Forca”, kanë shpalosur një mesazh emocionues për Erjon Morinën, i cili javë më parë ndërroi jetë.
“”Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, shkruhet në banerin e vendosur te tifozët vendas në Vushtrri.