Arsenali ka një short mjaft të vështirë

- Bota Sot

Arsenali ka një short mjaft të vështirë

Arsenali ka një short mjaft të vështirë nëse kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. 

“Topçinjtë” e Mikel Artetas prodhuan një performancë të jashtëzakonshme ndaj PSV-së, duke fituar 7:1. 

Pavarësisht se nuk ka vazhdimësi në Premierligë, Arsenali veçse e ka siguruar vendin në tetë ekipet më të mira në Ligën e Kampionëve. 

Arteta pritet t’i pushojë pjesën më të madhe të yjeve të tij në ndeshjen e kthimit, me trajnerin spanjoll që po i mban gjallë ende shpresat për titull edhe në Premierligë. 

Kalimi në çerekfinale nga Arsenali, do të thotë se Arteta e arrin këtë fazë për herë të dytë rresht, me herën e kaluar që u mposht nga Bayern Munichu. 

Dyshja nga La Liga, Real Madrid e Atletico Madrid do të jenë kundërshtarët e mundshëm të Arsenalit në fazën tjetër. Reali e fitoi ndeshjen e parë ndaj rivalit të qytetit me shifrat prej 2-1. 

Ish-lojtari i Arsenalit, Thierry Henry dha mendimin e tij rreth përballjes së Arsenalit me një nga gjigantët e Madridit. 

“Po, Arsenali mund të luftojë me dy ekipet nga Madrisi, ashtu mendoj unë”, tha ani në “CBS Sports”. 

“Nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, atëherë duhesh të mposhtesh ekipe si këto”, përfundoi Henry.



Read it all at Bota Sot