Përballen me Greqinë dhe Luksemburgun, Kombëtarja i bën ftesë ish-it të Superiores

- Bota Sot

Përballen me Greqinë dhe Luksemburgun, Kombëtarja i bën ftesë ish-it të Superiores

Kombëtarja e Shpresave do të dalë në fushë tashmë në muajin mars për të zhvilluar dy takime miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Më datë 16, pra pas katër ditësh, trajneri i Shqipërisë U-21 Alban Bushi do të shpallë dhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar.

Një prej tyre tashmë është i sigurt, Ermir Rashica. Ish-sulmuesi i Skënderbeut që u largua nga klubi korçar një muaj më parë do të jetë nën urdhrat e Bushit në këto dy sfida testuese.

Grumbullimin e sulmuesit 20-vjeçar me Shpresat e ka zyrtarizuar vetë klubi i Metalist 1925. Rashica debutoi me Shqipërinë U-21 në nëntor të vitit 2023, ku ka arritur të shënojë dy gola në 8 takime.



Read it all at Bota Sot