Futbollisti i Real Madridit, Ferland Mendy ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit.
Lëndimin e mbrojtësit francez e ka konfirmuar edhe klubi mbretëror.
”Pas testeve të kryera sot tek Ferland Mendy nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kërpudhave në këmbën e majtë.
Rikuperimi i tij do të vlerësohet.”, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve të mediave, Mendy do të jetë jashtë fushave për së paku 3-4 javë. Ai do të rikthehet pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtar, në muajin prill.