Armando Broja “çon peshë” tifozët kuqezi

- Bota Sot

Armando Broja “çon peshë” tifozët kuqezi

Armando Broja duket se ka lënë pas dëmtimin e tij dhe është kthyer në stërvitje me ekipin e Everton. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është stërvitur ditën e sotme rregullisht me pjesën tjetër të grupit.

Kjo ka bërë, që për yllin kuqezi të ketë shpresa për një rikthim më shpejt nga ç’pritej. Everton do të luajë këtë të shtunë përballë West Ham dhe David Moyes mund t’i japë minuta shqiptarit.

Por mbetet e gjitha në dorë të trajnerit nëse do ta aktivizojë që tani, apo do t’i japë kohë deri në përfundim të ndeshjeve të kombëtarve.

Ndërsa, në rast se rikuperimi i plotë i Brojës shkon mjaft mirë dhe në fundjavë rikthehet në fushë, atëherë mund të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Një “fije shprese” ekziston për prezencën e 23 vjeçarit te Shqipëria, por mbetet të shihet ç’do të ndodhë.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e para për kualifikueset e Botërorit 2026. Më 21 mars do të përballen me Anglinë në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë presin Andorrën në Tiranë.



Read it all at Bota Sot