Mirel Josa nuk vonon dhe firmos me ekipin e Superligës së Kosovës

- Bota Sot

Mirel Josa nuk vonon dhe firmos me ekipin e Superligës së Kosovës

Mirel Josa është trajneri i ri i Suharekës.

Pasi mbylli aventurën e tij me Vëllaznimin e Gjakovës në ligën e parë të Kosovës, tashmë ka firmosur me skuadrën që militon në Superligë.

Klubi i Suharekës beson te eksperienca e 61-vjeçarit, duke ia lënë atij në dorë misionin për mbijetesë.

Para Suharekës dhe Vëllaznimit, Josa ka drejtuar ekipe elitare shqiptare si Tirana, Vllaznia, Skënderbeu, Prishtina, Teuta dhe Elbasani.



Read it all at Bota Sot