Gati për Islandën

- Bota Sot

Gati për Islandën

Kosova do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Islandës, të cilat do të vendosi edhe “fatet” e “Dardanëve” në Nations League. Takim i vlefshëm për “Play-Off” dhe që do të luhet ditën e enjte në orën 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë bërë një postim në rrjetet sociale. Kërkohet një mbështetje sa më e madhe në këtë takim, ndërsa bëhet me dije se biletat kanë nisur të shpërndahen.

Gjithashtu kërkojnë që futbollistët të djersisin dhe të lënë shpirtin në fushë në duelin kundër Islandës.

“Akti i parë i finales për promovimin në Ligën B kundër Islandës luhet të enjten, në tokën, në stadiumin tonë. Prandaj ndeshja kundër Islandës në “Fadil Vokrri” është vitale për Kosovën tonë të shenjtë e me ç’rast edhe ne, tifozët, duhet t’iu përgjigjemi me nder dhe ashtu siç na takon.

Biletat fillojnë të shpërndahen qysh sot në qendrat e Kosovës ku jemi të pranishëm me përfaqësuesit tonë. Kërkojmë që të paraqiten vetëm ata që kanë qenë të gatshëm gjithmonë të ndihen si lojtari i 12-të i ekipit kombëtar me përkrahje dhe ata që përherë janë treguar besnikë ndaj këtij ideali. Me pak fjalë, ata që nuk kanë ngurruar të këndojnë e as të sakrifikohen kurrë.

Në tribuna do të angazhohemi për përkrahje meritore e të ngrohtë për vendin tonë, kurse nga lojtarët presim të shohim në fushë duele, djersë, vetëmohim dhe angazhim, ku nuk do ta kursejnë asnjë atom nga vetja. Duam t’i shohim duke lënë shpirtin në fushë për atdheun e tyre.

Koha është e Kosovës. Forca bijtë tonë!”, shkruhet në postimin e “Dardanëve”.



Read it all at Bota Sot