Debuton në moshën 32 vjeç me Anglinë

- Bota Sot

Debuton në moshën 32 vjeç me Anglinë

Anglia do të nisë eliminatoret për Kupën e Botës 2026, me ambicie të mëdha. “Tre Luanët” do të kërkojnë që në Botërorin e një viti më pas të shkojnë sa më lart e përse jo të mund të ngrejnë trofeun lart, për të dytën herë në histori, pas suksesit të vetëm të arritur më 1966.

Sfida ndaj Shqipërisë në Wembley do të jetë sfidë debutuese për disa nga personazhet kryesore të kombëtares angleze. Krahas trajnerit gjerman Thomas Tuchel, një tjetër debutim do të vijë në radhët e repartit të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 32 vjeçar të Neëcastle United, Dan Burn. Thirrja e tij nga Tuchel, bëri vërtet lajm në ishull, kjo për faktin se Burn do të luajë ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e “Tre Luanëve” në një moshë relativisht të madhe për një debutim.

Dan Burn në konferencë për shtyp u shpreh tepër i lumtur për këtë eksperiencë të tij të parë me ekipin kombëtar:

“Ndjesia është e jashtëzakonshme, një emocion i papërsëritshëm.

Në celularin tim kanë mbërritur me qindar mesazhe për të më uruar thirrjen time për të luajtur me ekipin kombëtar. Kush mund ta besonte kur luaja disa sezone më parë tek Darlington se një ditë do të ulesha këtu si lojtar i përfaqësueses.

Trajneri na e ka bërë të qartë: Duhet të qëndisim yllin e dytë në fanellë. Të gjithë ne lojtarët jemi të gatshëm dhe kemi të njëjtin objektiv, të fitojmë Kupën e Botës vitin e ardhshëm”, deklaroi Burn.



Read it all at Bota Sot