Real Madrid monitoron talentin

- Bota Sot

Real Madrid monitoron talentin

Niko Paz padyshim mund të cilësohet zbulimi i Seria A.

Mesfushori argjentinas po kalon një moment të artë teksa po shkëlqen me fanellën e Komos.

Të gjithë janë të interesuar për shërbimet e tij teksa Real Madridi po vlerëson situatën.

Ata mund ta blejnë lojtarin për 8 milionë euro këtë sezon, 9 sezonin e ardhshëm dhe 10 për dy vjet. Më herët edhe trajneri Karlo Ançeloti dreklaroi se: “Niko Paz është një nga lojtarët tanë të rinj, po e vëzhgojmë me kujdes.

Ai po bën shumë mirë, nuk kishim dyshime, sepse është shumë i mirë. Do të shohim se çfarë vendimi do të marrim në fund të sezonit”.

Gjithçka do të varet edhe nga Arda Gyler, aktualisht talenti turk do të donte të gjente më shumë hapësirë. Interit i pëlqen Gyler dhe do të shohë nëse ai është i gatshëm të transferohet në Itali dhe në rast lamtumire, madrilenët mund të rikthejnë Niko Paz në La Liga.



Read it all at Bota Sot