Putin i kishte premtuar Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

- Bota Sot

Putin i kishte premtuar Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar ditë më parë pas një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi për 30 ditë.

Por, diktatori rus po vazhdon të kryej sulme të ashpra në infrastrukturën civile.

Qyteti ukrainas i Odesës po sulmohet nga dronët rusë, ka thënë shefi i zyrës së presidentit, Volodymyr Zelensky.

“Odesa është në zjarr”, deklaroi shkurt Andriy Yermak, shkruan skynews.

Dronët rusë po godasin objektivat civilë në qytet dhe se ka viktima, tha guvernatori rajonal lokal.

“Ka viktima ndër civilët, duke përfshirë një ndërtesë banimi shumëkatëshe, një qendër tregtare dhe dyqane”, tha Oleg Kiper. Tre persona u plagosën, përfshi një vajzë të vogël, shtoi ai.

Gjithashtu bëhet e ditur se është goditur edhe një qendër e madhe tregtare, e cila shihet duke u djegur në tërësi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijբra viktima dhe dëme të shumta materiale.



Read it all at Bota Sot