Muçi drejt shitjes?

- Bota Sot

Muçi drejt shitjes?

Ernest Muçi nuk do të largohet nga Besiktas. Kohët e fundit ka patur shumë spekulime që e lidhin me disa prej skuadrave më me emër në Europë, por në Turqi nuk kanë plane të tilla.

Mesfushori ka tërhequr një vëmendje të madhe më merkato, por destinacioni i tij nuk pritet të ndryshojë.

Klubi turk ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke njoftuar tifozët që të mos besojnë lajmet e mediave.

“E kemi thënë edhe më parë, asnjë prej lojtarëve tanë nuk është larguar nga ekipi”.

“Lajmet që lexoni në media janë mashtrime dhe manipulime. U kërkojmë tifozëve të mos i besojnë informacione të tilla, të cilat janë krejtësisht të rreme”.



Read it all at Bota Sot