Djelmoshat e Afrim Tovërlanit mposhten nga Turqia U21

- Bota Sot

Djelmoshat e Afrim Tovërlanit mposhten nga Turqia U21

Kombëtarja U21 e Kosovës të premten mbrëma ka pësuar disfatë nga Turqia me rezultatin 2:1 në ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Alanya Oba Stadium” në Turqi.

Vendësit kaluan të parët me golin që e shënoi Izzet Çelik në minutën e dhjetë.

Kosova shifrat i barazoi në minutën e 33-të.

Leon Frokaj realizoi për 1:1.

Golin e fitores për Turqinë U21 e shënoi Semih Kiliçsoy nga penalltia në minutën e 69-të.

Kosova do ta zhvillojë miqësoren e dytë të martën me Moldavinë.

Këto miqësore i shërbejnë përzgjedhësit U21 të Kosovës, Afrim Tovërlanit, për ta përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.



Read it all at Bota Sot