Kevin de Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Kontrata e mesfushorit belg në “Etihad Stadium” përfundon në qershor dhe nuk do të rinovohet.
Belgu do të largohet nga Manchester City për t’u transferuar në MLS, aty ku e pret një pagë e majme. Pep Guardiola raportohet se e ka gjetur që tani pasuesin e mesfushorit.
Xavi Simons është objektivi i parë i klubit, emër i përmendur prej disa muajsh. Holandezi luan te Leipzig, ku ka shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
City ka gati 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit, i cili luan si trekuartist, si sulmues i dytë dhe si sulmues krahu. Për të pati shfaqur interes edhe Bayern në verën e shkuar.