Kremlini: Nesër negociata të vështira, fokusi i Rusisë marrëveshja për armëpushim detar në Detin e Zi

- Bota Sot

Kremlini: Nesër negociata të vështira, fokusi i Rusisë marrëveshja për armëpushim detar në Detin e Zi

Kremlini nënvlerësoi sot pritjet për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë, duke thënë se bisedimet sapo po “filluan” dhe se priste që negociatat e nesërme me SHBA-në në Arabinë Saudite të ishin “të vështira”.

“Ne jemi vetëm në fillim të kësaj rruge”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov për televizionin shtetëror rus.

Ai shtoi  se fokusi “kryesor” i Moskës do të ishte në një rifillim të mundshëm të një marrëveshjeje për të siguruar lundrim të sigurt për anijet tregtare në Detin e Zi, veçanërisht për drithërat, të cilat kishin qenë në fuqi midis 2022 dhe 2023.



Read it all at Bota Sot