Sulmuesi brazilian Endrick insiston se nuk është i shqetësuar për minutat e pakta të lojës që ka pasur këtë sezon me Real Madridin.
Talenti i ri ka hasur vështirësi për të gjetur hapësira në vitin e tij të parë si lojtar i ‘Los Blancos’.
Megjithatë, në një bisedë me legjendën e Barcelonës, Romario, thotë së nuk ka asnjë ankesë dhe së ndihet mirë në Madrid.
“Nuk kam asnjë ankesë në Real Madrid”, tha Endrick.
“Kam ndryshuar shumë në mentalitetin tim dhe, edhe nëse nuk luaj shpesh, sa herë që hyj në fushë, falë Zotit, arrij të shënoj dhe të ndihmoj ekipin tim”.
“Për mua, është një privilegj të jem në një klub aq të madh si Real Madridi, përkrah lojtarëve më të mirë në botë. Tre më të mirët janë Rodrygo, Mbappe dhe Vini... dhe ata janë treshja jonë sulmuese! Është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh mes më të mirëve, të mësosh gjithmonë, të evoluosh vazhdimisht, që për mua është gjëja më e rëndësishme”, ka theksuar sulmuesi brazilian.