Paratiçi “parakalon” Taren dhe takohet me Furlanin!
Prilli pritet të jetë muaji kur Milani të prezantojë drejtorin e ri sportiv dhe në ditët e fundit mes kandidatëve për këtë post po merr gjithmonë e më shumë rëndësi emri i Fabio Paratiçit.
Ish-funksionari i Juventusit ka simpatinë e Xhorxho Furnalit, i cili vetëm pak ditë më parë i kishte bërë të qartë presidentit të Milanit se duhet të ishte ai që të zgjidhte bashkëpunëtorin e tij të ardhshëm.
Për postin e drejtorit sportiv të Milanit një kandidaturë e fortë është edhe ajo e Igli Tares, i cili ka mbështetejen e Zlatan Ibrahimoviçit.