Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka reaguar pas paraqitjes së shkëlqyer të kombëtares së tij, duke shprehur krenarinë dhe përkushtimin e tij ndaj ekipit kombëtar.
Argjentina shënoi fitore 4:1 ndaj Brazilit, në përballje ku Messi nuk luajti për shkak të lëndimit.
“Brenda, jashtë, kudo qoftë me këtë Kombëtare. Gjithmonë duke folur përmes futbollit,” tha ylli argjentinas përmes një deklarate emocionuese.
Messi përgëzoi ekipin për fitoren e rëndësishme ndaj Brazilit, një rivalitet historik në futbollin botëror, duke shtuar:
“Urime për ndeshjen e madhe që luajtët mbrëmë dhe gjithashtu për fitoren ndaj Uruguait.”
Argjentina ka qenë në një formë të shkëlqyer në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke treguar edhe një herë pse është kampione e botës. Fitorja ndaj Brazilit në Buenos Aires ia siguron kualifikimin në Kupën e Botës.