Kombëtarja e Uruguait para dy dite luajti ndaj Bolivisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës dhe ndeshja u mbyll me shifrat e barabarata 0:0.
Mbrojtësi i njohur i Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Ai shihet duke marrë oksigjen gjatë ndeshjes në fushë dhe shumica tifozëve janë të befasuar.
Por, kjo është e natyrshme në një vend si Bolivia dhe i ka ndodhur pothuajse të gjithëve.
Shkaku që disa lojtarë nuk e përballojnë fushën e “El Alto” është se stadiumi është me lokacion në një lartësi prej 4150 metra mbidetare.
Shumë yje të futbollit janë përballur me këtë problem, madje ka prej atyre që kanë refuzuar të luanin në këtë fushë shkaku i rrezikimit të shëndetit.