Zyrtarizohen ndryshimet për merkaton e verës

- Bota Sot

Zyrtarizohen ndryshimet për merkaton e verës

Premier Liga ka njoftuar se këtë verë do të ketë dy dritare transferimesh për të lejuar Mançester Sitin dhe Çelsin që të regjistrojnë lojtarët e tyre përpara Kupës së Botës për Klube. Dritarja do të hapet nga e diela, 1 qershor, deri të martën, 10 qershor, pastaj do të mbyllet për pesë ditë përpara se të hapet përsëri nga e hëna, 16 qershor deri të hënën, 1 shtator.

Kjo verë do të shohë organizimin e Kupës së Parë të Botës për Klube të zgjeruar nga FIFA, që përfshin 32 ekipe, duke kopjuar një format të ngjashëm me atë të Kupës së Botës që është zhvilluar vitet e fundit.

Çelsi dhe Mançester Siti janë ekipet e Premier Ligës që do të luajnë në këtë turne, i cili do të nisë në Shtetet e Bashkuara nga e diela e 15 qershorit. Por Premier Liga mund të ketë vetëm 12 javë për merkaton e verës, prandaj është bërë edhe pauza pesëditore, për të mundësuar që ajo të mbyllet më 1 shtator. FIFA ka lejuar që lojtarët e rinj të regjistrohen për Kupën e Botës për klube nga 1 deri më 10 qershor dhe përsëri nga 27 qershori deri më 3 korrik për fazën e eliminatoreve.

Në Evropë, si rregull merkatoja e dimrit zgjat katër javë, ndërsa 12 javë ajo e verës. Në vitin 2024, dritarja e transferimeve në Premier Ligës u hap më 14 qershor dhe u mbyll më 30 gusht. Megjithatë, në tetor, FIFA miratoi një dritare shtesë nga 1 deri më 10 qershor, që do të lejonte 32 klubet që do të garonin në Kupën e Botës për Klube të regjistronin lojtarë të rinj para fillimit të turneut.

Gjithashtu, FIFA ra dakord që të hapte një dritare regjistrimi në mes të turneut, nga 27 qershori deri më 3 korrik, për t’u lejuar klubeve të regjistronin lojtarë shtesë për fazën e eliminatoreve.

Përveç Mançester Sitit dhe Çelsit, disa nga klubet më të mëdha evropiane si Reali i Madridit, Atletiko e Madridit, Interi, Juventusi, PSG, Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit dhe Al-Hilal i Arabisë Saudite janë gjithashtu pjesëmarrës në turne.

Për të siguruar që Mançester Siti dhe Çelsi të mos kishin një avantazh ndaj 18 klubeve të tjera të Premier Ligës, kjo e fundit ka miratuar të njëjtën dritare transferimi.



Read it all at Bota Sot