Jasir Asani: E dua Shqipërinë, e kam kombëtaren më të mirë në botë!

- Bota Sot

Jasir Asani: E dua Shqipërinë, e kam kombëtaren më të mirë në botë!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani në një intervistë për “Koha shtesë” ka folur rreth dy ndeshjeve të muajit mars.

Asani luajti ndaj Anglisë, por u la në stol në përballjen ndaj Andorrës në “Air Albania”.

U raportua se futbollisti shqiptar u shpreh i pakënaqur me vendimin e trajnerit Sylvinho.

Kurse gjatë kësaj interviste tregon se nuk i mbeti aspak hatri dhe se e do shumë Shqipërinë.

“E dua Shqipërinë, unë e kam kombëtaren më të mirë në botë, nuk ka kënaqësi më të madhe se ta veshësh bluzën e Kombëtares shqiptare”

“Edhe Botërorin të ma falnin me kombëtare të tjera, nuk do e pranoja para Shqipërisë”, u shpreh Asani në Koha Shtesë.



Read it all at Bota Sot