Mareska u heq ditën e pushimit

- Bota Sot

Mareska u heq ditën e pushimit

Enco Mareska ka marrë masa ekstreme për lojtarët e ekipit të parë të Çelsit.

Të mërkurën u mundën 3-0 nga skuadra e të rinjve deri në 21 vjeç dhe ky fakt ka irrituar teknikun italian, i cili ka vendosur që të anulojë ditën e pushimit.

Blutë e Londrës gjenden në vendin e katërt në Premier Ligë dhe janë në garë për të fituar një vend në Champions-in e vitit që vjen.

Gara për të arritur një objektiv të tillë nuk është aspak e lehtë pasi nga vendi i dhjetë e ndajnë vetëm pesë pikë.



Read it all at Bota Sot