Në orën 14:00 do të zhvillohet një takim mjaft interesant dhe emocionues mes Pogradecit dhe Vorës.
Ekipet do të dalin në fushën e lojës në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë.
Ekipi liqenor duket besimplotë përpara sfidës ndaj ekipit kryesues të kampionatit, teksa fitorja me Flamurtarin i ka motivuar akoma më shumë. Ditën e djeshme ekipi i Pogradecit ka kryer seancën stëërvitore me në krye trajnerin Ardian Mema, ku kanë përgatitur çdo gjë në detaje për një tjetër fitore në kampionat.
E nesërmja do të jetë një sfidë e vështirë për djemtë e 53-vjeçar.
Në sfidën e parë direkte mes ekipeve këtë sezon, Vora ka arritur të fitojë me shifrat 1-0, ndërsa sfida e dytë u mbyll në barazim me shifrat 1-1. E nesërmja do të jetë sfida e tretë për këtë sezon në Kategorinë e Parë.